Shtatë persona kanë mbetur të vdekur në Shqipëri,si pasojë e një tërmeti të fuqishëm me magnitutë 6.4 i shkallës Rihter.
Numrin e viktimave e ka konfirmuar Ministrja shqiptare e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Qindra forca të ushtrisë, policisë dhe forcave civile janë vënë në gatishmëri të situatës në tre zona, ku janë përqëndruar operacionet e shpëtimit, në zonën e Thumanës dhe në dy zona në qytetin e Durrësit, shkruan Euroneës Albania.
Sipas Euroneës Albaia, në Spitalin e Traumës janë 135 të lënduar që kanë marrë trajtim, në QSUT janë 60 persona të lënduar, si dhe qendra e koordinimit të emergjecave ka pritur 392 thirrje për ndihmë.












