Pilotja kosovare Lisjeta Thaqi është renditur numër 1 në botë në kategorinë e femrave në paragllajding.
Kështu ka njoftuar Federata Aeronautike e Kosovës duke e qujtur këtë rezultat një sukses madhështor që e vendos Kosovën në majën e paragllajdit botëror.

Sipas kësaj federate, ky triumf nuk është vetëm një fitore personale por një fitore për gjithë sportin e Kosovës, për gjithë komunitetin e aviacionit sportiv dhe për të gjithë ata që besojnë në punën, disiplinën dhe ëndrrat e mëdha.
“Nën ombrellën e Federata Aeronautike e Kosovës, ky rezultat dëshmon se Kosova tashmë është një forcë serioze në skenën ndërkombëtare të paragllajdit të precizionit.” ka shkruar Federata Aeronautike e Kosovës.













