Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Sot filloi matja falas e tensionit të syrit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se nga sot ka filluar matja falas e tensionit të syrit në këtë sital.

“Sot filloi matja falas e tensionit të syrit! Që në ditën e parë, dhjetëra pacientë shfrytëzuan mundësinë për kontroll falas në kuadër të Javës Botërore të Glaukomës.” ka shkruar Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

Ky spital po ashtu i ka bërë thirrje pacientëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të mos e lënë anash shikim e tyre.

“Ju presim çdo ditë deri më 6 mars nga ora 12:00 – 13:00. Pa caktim termini. Thjesht hyni dhe kontrollohuni” – ka shkruar spitali.

Youtube

Arkiva

Kategoritë