Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar raportin ditor për shërbimet e ofruara gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme 219 pacientë kanë kryer gjithsej 2,610 analiza laboratorike.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 lindje.
Ndërsa, sa i përket shërbimeve të tjera të ofruara gjatë 24 orëve në këtë spital, njoftohet se janë kryer:
- 443 vizita specialistike
- 48 pranime të reja
- 219 pacientë kanë kryer gjithsej 2,610 analiza laboratorike
- 13 operacione të kryera me sukses
- 35 dializa
- 110 rëntgen, 62 ultrazëra, 21 MRI
- 15 ehokardiografi, 6 ergometri
- 5 kolonoskopi
- 45 shërbime fiziatrike
Sipas raportit të publikuar, 204 pacientë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.












