Nutricionistja e “Familja Jonë”, Albulena Shabani Ilazi, ka folur për vlerat e jashtëzakonshme ushqyese të hurmave, duke theksuar përfitimet e shumta që ato sjellin për shëndetin e organizmit.
Ajo ka vënë në pah rëndësinë e përfshirjes së hurmave në regjimin e përditshëm ushqimor, veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit.
Sipas saj, hapja e iftarit dhe mbyllja e syfyrit me hurma ndihmon në rikthimin e energjisë, stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përgatitjen e trupit për agjërimin ose për rifillimin e ushqyerjes pas një dite të gjatë.
“Hurma përmbanë sasi të glukozës së sheqerit që jep energji natyrale por shumë të shpejtë. Përkundër asaj, hurmat përmbajnë shumë vitamina, minerale, vlera ushqyese të jashtëzakonshme që i japin trupit energji.” shpjegon Shabani Ilazi.
Shpjegimin e plotë të nutricionistes e gjeni në videon më poshtë:













