Këto janë vlerat shëndetësore të agjerimit:
Ndihmon në shërimin e sëmundjeve kronike
Gjatë agjërimit ulet marrja e thartirave të ngopura yndyrore, të cilat janë të lidhura me shfaqjen e kolesterinës së keqe. Është konstatuar shkencërisht që agjërimi i kontribuon shërimit të diabetit, inflamacionit të sistemit të tretjes, parandalon krijimin e gurëve në veshka.
Gjatë kohës së agjërimit forcohen lëkura dhe indet lidhore dhe zbusin apo zhdukin migrenën, alergjitë, aknet, si edhe sindromën paramenstruale. Ndihmon në trajtimin e sëmundjeve kronike si lupusi, presioni i lartë i gjakut, artriti dhe sëmundja e Crohn-it.
Humbje peshe
Agjërimi i Ramazanit nuk ndikon domosdoshmërisht në humbjen e peshës, por mjekë dietologë në shumë vende përdorin gjithnjë e më shumë përfitimet e agjërimit të Ramazanit kur përshkruajnë dieta dhe terapi për pacientët obezë. Sipas rekomandimeve të tyre, agjëruesi duhet të shmangë vaktet me kalori të lartë dhe marrjen e sheqerit. Agjëruesit që duan të humbin peshë mund të kenë një darkë të shëndetshme që përfshin supë, bukë të freskët, hurma dhe djathë dhie.
Shëndeti mendor
Ekspertët kanë zbuluar gjithashtu se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit mendor. Gjegjësisht, shkencëtarët studiuan lidhjen mes dietës, shëndetit të stomakut dhe shëndetit mendor. Ata zbuluan se agjërimi mund të çojë në lirimin e BDNF (faktori neurotrofik që rrjedh nga truri) në tru. Është treguar se mbron qelizat e trurit dhe mund të çojë në reduktimin e depresionit dhe nervozizmit, si dhe në rrezikun e zhvillimit të demencës.
Agjërim të lehtë!











