Gjatë vitit 2025, reparti i Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka operuar 1,134 pacientë.
Këtë e ka bërë të ditur Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
“Gjatë vitit 2025, reparti i Kirurgjisë ka përballuar një ngarkesë të lartë pune, duke ofruar shërbime të vazhdueshme spitalore dhe ambulatore për pacientët.” ka shkruar ky spital i cili po ashtu ka njoftuar edhe për disa nga rezultatet kryesore të repartit të Kirurgjisë gjatë vitit 2025.
Sipas njoftimt të spitalit, vitin e kaluar ka pasur 1,440 pacientë të pranuar në këtë repart teksa janë kryer 4,991 vizita të realizuara në ambulancën specialistike.
Tutje, është bërë e ditur se po ashtu jan kryer edhe 401 pastrime të plagëve.
“Këto shifra pasqyrojnë qartë volumin e punës dhe angazhimin e përditshëm të stafit të repartit të Kirurgjisë në ofrimin e kujdesit shëndetësor.” ka shkruar Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.












