Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjatë 2025-ës, në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë u kryen rreth 400 mijë analiza laboratorike

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se laboratori i këtij spitali ka realizuar analiza laboratorike për gjithsej 20 396 pacientë, me 397 mijë e 880 parametra, analiza laboratorike.

Sipas njoftimit që ka bërë Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, përmes pajisjeve dhe stafit, Laboratori ka kontribuar në ofrimin e diagnozës së saktë, monitorimit të gjendjes shëndetësore për pacientët.

“Si shërbim diagnostik me rëndësi të lartë, Laboratori i Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, mbështet çdo repart të spitalit, përfshirë degët internistike, kirurgjike dhe pediatrike, si dhe është i domosdoshëm për Shërbimin Emergjent në vlerësimin e gjendjes së pacientëve dhe vendimmarrjen e shpejtë mjekësore.” theksohet në këtë njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë