Në Gjakovë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1998–1999.
Policia ka bërë të ditur se mbetjet janë dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtejshme.
“Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njësitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, thuhet në raportin e policisë.











