Pre, Mar 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Rahovecit njoton për fillimin e procesit për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se nga data 9 janar ka filluar procesin e vlerësimit të dëmeve të shkaktuara si pasojë e dëmtimeve të evidentuara nga vërshimet. 

Të gjithë qytetarët e prekur ftohen që brenda afatit të përcaktuar të paraqesin kërkesën e tyre pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.

Sipas njoftimit, afati për dorëzimin e kërkesave është deri më 14 janar 2026.

Komuna ka bërë të ditur se dokumentacioni i nevojshëm për aplikim përfshin:

  • Kërkesa (merret dhe plotësohet në administratën komunale);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve (të jenë të printuara me ngjyra);
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë (nëse ka).

“Kërkesat dorëzohen personalisht në Administratën e Komunës, te sportelet me numër 6, 7 dhe 8, në Komunën e Rahovecit. Për informata shtesë, qytetarët mund të drejtohen në zyrën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim!” thuhet në njoftimin e publikuar nga komuna.

Vërshimet që ndodhën më 6 janar në disa zona të Kosovës kanë detyruar disa komuna të shpallin gjendje të jashtëzakonshme. Po ashtu, si pasojë e reshjeve dhe dhe kushteve të vështirësuara, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka marë vendimin që fillimi i procesit mësimor të shtyhet deri më 12 janar 2026.

Youtube

Arkiva

Kategoritë