Mar, Nën 24, 2026
Banner Top
Banner Top
Konferenca Ndërkombëtare e Shkencave Mjekësore 2026 – Dy ditë shkencë dhe inovacion

Në fund të muajit janar 2026, Prishtina do të shndërrohet në qendër të diskutimeve shkencore mjekësore me organizimin e Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore 2026, e cila do të mbahet më 30–31 janar 2026 në Hotel Sirius, me pjesëmarrje fizike dhe online.

Kjo konferencë synon të mbledhë profesionistë shëndetësorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke ofruar një platformë të rëndësishme shkëmbimi profesional, zhvillimi shkencor dhe rrjetëzimi rajonal e ndërkombëtar.

Konferenca është e akredituar nga odat përkatëse profesionale, duke u mundësuar pjesëmarrësve përfitimin e pikëve të edukimit të vazhdueshëm profesional. Oda e Mjekëve të Kosovës ka akredituar konferencën me 20 pikë për pjesëmarrje pasive dhe 25 pikë për pjesëmarrje aktive, Oda e Stomatologëve me 8 pikë pasive dhe 10 pikë aktive, Oda e Infermierëve me 15 pikë pasive dhe 20 pikë aktive, ndërsa Oda e Farmacistëve me 8 pikë pasive, 10 pikë aktive dhe 3 pikë për pjesëmarrje online.

Programi i konferencës përfshin ligjërata nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, punëtori praktike dhe interaktive, panaire mjekësore dhe prezantime të teknologjive bashkëkohore shëndetësore, si dhe mundësi të shumta për rrjetëzim profesional dhe bashkëpunim institucional, kurse sponsor medial i konferencës është FamiljaJonë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë ligjërues nga Gjermania, Zvicra, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Belgjika, Shqipëria dhe Kosova, si dhe përfaqësues të odave të profesionistëve shëndetësorë.

Organizatorët kanë hapur thirrjen për prezantues, ku afati për dorëzimin e abstrakteve është 15 janari 2026.

Të interesuarit duhet të dërgojnë abstraktin dhe CV-në e tyre në adresën elektronike info@edukime.com. Tarifa e pjesëmarrjes për anëtarët e Odës së Mjekëve është 50 euro, ndërsa për anëtarët e Odës së Infermierëve, Farmacistëve dhe Stomatologëve është 40 euro.

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata zyrtare të pjesëmarrjes.

Për informata shtesë dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin 045 431 232 ose të regjistrohen përmes formularit online në linkun https://forms.gle/UfKNCQ3LR7QqJenS7

Youtube

Arkiva

Kategoritë