Mar, Nën 24, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna njofton se të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët në territorin e kësaj komune janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.

Mirëpo, Komuna e Malishevës u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, pasi siç njofton komuna, mund të ketë ngrica në rrugë sidomos gjatë orëve të mbrëmjes.

Në këtë njoftim është bërë e ditur se komuna e Malishevës ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët.

“Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.” thuhet në njoftimin e komunës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë