Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se për shkak të kontrastit të temperaturave, rrugët janë të mbuluara me ngrica.
Me këtë rast, Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ngaqë siç ka njoftuar ai, për momentin të gjitha rrugët janë të kalueshme, por kërkohet kujdes i shtuar gjatë qarkullimit.
“Gjatë gjithë natës kemi intervenuar në shumicën e rrugëve që janë në kompetencë të ministrisë. Edhe sot në mëngjes kemi vazhduar punën në pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.” ka shpjeguar Durmishi.
Vërshimet që ndodhën më 6 janar në disa zona të Kosovës kanë detyruar disa komuna të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.








