Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.
Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 11:00 – 17:00 në Fushë Kosovë, Obiliq dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë ku sipas njoftimit, këto zona do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.
Megjithatë, KRU “Prishtina” ka theksuar se mund të ketë ndikime edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
“Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat. Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.” thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.








