Sipas American Academy of Pediatric, kur nëna e mban afër lëkurës fëmijën përjetonë më pak stres. Por është e rëndësishme të dihet se si të mbahet fëmija.
Ndonjëherë disa pozita i bëjnë dëm fëmijës.
Mbajtja e fëmijës nën sqetulla

Kjo pozitë është e dëmshme për foshnjën, pasi e rëndësishme është që të ia mbështetni kokën. Kjo pasi foshnjet nuk i kanë ende të zhvilluara muskujt e qafës.
Mbajta e fëmijës në gjoks

Kur e mbani fëmijën në këtë mënyrë mund të ia vështirësoni frymëmarrjen. E rëndësishme është që ta mbani kokën e fëmijës mbi shpatull.
E mbani vetëm në njërën anë

Është kruciale që ta ia ndërroni anën e fëmijës. Kjo pasi qafa e tyre është e dobët. Prandaj është e rëndësishme që muskujt të zhvillohen të njëjtën mënyrë në të dy anët.
Ia mbani dorën

Kur fëmijët fillojnë të ecin, zakonisht prindërit i mbajnë ata për dore – por kjo është problematike pasi mund të dëmtohen nyjet e fëmijës./Familja Jone












