Sot është mbajtur tryeza e diskutimit me temë “Përfaqësimi i Sindikatave në Këshillin Ekonomiko-Social: sfidat dhe mundësitë për forcimin e dialogut social”.
Pas një mungese të gjatë të Këshillit Ekonomik Social, ky është takimi i parë shumëpalësh këtë vit i cili konfirmon edhe njëherë rëndësinë që legjislacioni ia delegon dialogut social në çdo vendim për çështjet e punëtorëve në vend.
Diskutimi solli në një tryezë të përbashkët sindikata, institucione publike dhe shoqëri civile për të adresuar sfidat e përfaqësimit, zbatimin e legjislacionit të punës dhe nevojën për një dialog social real dhe funksional.












