Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, nën moton “Diabeti në të gjitha etapat e jetës”, Ministria e Shëndetësisë organizoi tryezë të rrumbullakët për të theksuar rëndësinë e parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe qasjes së barabartë në trajtim për pacientët me diabet.
Në fjalën e saj, Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha-Bunjaku, theksoi përkushtimin e Ministrisë për forcimin e masave parandaluese, trajtimin cilësor dhe bashkëpunimin institucional.
Ajo shtoi se po finalizohet Plani i Veprimit për Sëmundjet Kronike Jo Ngjitëse 2026–2028, që synon reduktimin e faktorëve të rrezikut dhe përmirësimin e qasjes në shërbime.
Po në këtë kontekst, u theksua se Ministria e Shëndetësisë siguron terapi me insulinë për të gjithë pacientët insulinvarës në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, me buxhet vjetor prej 3.595.147 euro.
Aktualisht, 15,715 pacientë marrin terapi insulinore.
Në tryezë morën pjesë drejtues institucionalë, përfaqësues të Shoqatës së Diabetikëve dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë.












