Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka njoftuar se gjatë periudhës janar–shtator 2025, në këtë spital janë realizuar me sukses një numër i madh shërbimesh shëndetësore.
Sipas njoftimit të Spitalit, gjatë periudhës janar-shtator 2025 u regjistruan këto shifra:
- Pacientë të hospitalizuar: 11,083
- Operacione të kryera: 1,569
- Lindje: 1,175 (599 djem dhe 576 vajza), prej tyre 405 me prerje cezariane
- Vizita ambulatore: 101,652
- Shërbime laboratorike: 25,153
- Seanca dialize: 7,042
- Pacientë në emergjencë: 16,827
- EMG (shërbim i ri): 89 pacientë
- Spirometri (shërbim i ri): 128 pacientë
“Spitali i Përgjithshëm – Gjakovë vazhdon me përkushtim të plotë në ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor, të sigurt dhe profesional për të gjithë qytetarët.” ka përmbyllur ky spital në njoftimin e tyre.












