Pap Testi, quhet procedura që bëhet tek gratë për të parandaluar kancerin e qafës së mitrës. Ky test, rekomandohet tek të gjithë gratë mbi moshën 21 vjeçare pasi konsiderohet si një mënyrë që ndikon në zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës dhe të shumë infeksioneve vaginale.
Kanceri i qafës së mitrës ndodhë kur ka rritje anormale të qelizave dhe mund të trajtohet me sukses nëse diagnostifikohet herët, e kjo gjë mund të bëhet përmes këtij testi.
Pap Testi, zgjatë vetëm disa minuta dhe kryhet nga gjinekologu. Gjithë çfarë mjeku bënë është që merr një sasi qelizash nga qafa e mitrës dhe më pas ato dërgohen në laborator, rezultatet e të cilës dalin pas disa ditësh.
Mjekët sugjerojnë që Pap Testi të bëhet çdo vjet por sipas OBSH-së, nëse për tre vjet ky test tregon që gruaja është në gjendje të mirë, atëherë ato mund ta ripërsëritin testin pas tre vjetësh
Për të kryer Pap Test, ju mund të drejtoheni tek Spitali Sirona.