Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top
31 lindje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë javën e kaluar

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë gjatë javës së kaluar kanë ardhur në jetë gjithsej 31 foshnje, prej tyre 16 djem dhe 15 vajza.

Krahas lindjeve, ky institucion ka ofruar edhe një sërë shërbimesh të tjera mjekësore për pacientët:

  • 3,002 vizita specialistike
  • 256 pranime në spital
  • Mesatarisht 203 pacientë të shtrirë në ditë
  • 1,739 pacientë kanë kryer gjithsej 19,228 analiza laboratorike
  • 68 operacione të suksesshme
  • 235 dializa
  • 520 Rëntgen, 298 Eho, 120 CT dhe 59 MRI
  • 26 ergometri dhe 30 ekokardiografi
  • 9 kolonoskopi dhe 16 gastroskopi
  • 234 shërbime fiziatrike

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka theksuar se është gjithmonë në shërbim të qytetarëve, duke ofruar kujdes mjekësor 24 orë në ditë, 7 ditë të javës, gjatë gjithë vitit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë