Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se, me përkrahje buxhetore të këtij institucioni, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë kryer ndërhyrjet e nevojshme teknike dhe është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike.

Në kuadër të këtyre investimeve, Rezonanca Magnetike dhe Rëntgeni Digjital janë rregulluar dhe tashmë janë të gatshme për përdorim, duke i ofruar qytetarëve të rajonit të Pejës shërbime moderne, të sigurta dhe në përputhje me standardet mjekësore bashkëkohore.

ShSKUK ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën në të cilën këto shërbime nuk kanë qenë funksionale, si pasojë e procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato.

Përmes një komunikate për media, ShSKUK ka ritheksuar përkushtimin e saj për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse të saj, me qëllim të ofrimit të kujdesit sa më cilësor për pacientët në mbarë vendin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë