Die, Pri 5, 2026
Banner Top
Banner Top
Tetë foshnja – katër djem dhe katër vajza – kanë ardhur në jetë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë lindur tetë foshnj], katër vajza dhe katër djem, duke shënuar një fillim të ri për po aq familje.

Përveç lindjeve, spitali ka ofruar me përkushtim një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore në të gjitha repartet. Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar:

  • 453 vizita specialistike
  • 42 pranime të reja
  • 174 pacientë të shtrirë aktualisht
  • 3,832 analiza laboratorike për 353 pacientë
  • 15 operacione të kryera
  • 48 dializa
  • 80 rëntgen, 37 ultrazëra dhe 20 skanime me CT
  • 8 ekokardiografi, 5 ergometri, 1 gastroskopi dhe 5 kolonoskopi
  • 38 shërbime fiziatrike

Spitali i Përgjithshëm i Pejës vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë