Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës kanë lindur tetë foshnj], katër vajza dhe katër djem, duke shënuar një fillim të ri për po aq familje.
Përveç lindjeve, spitali ka ofruar me përkushtim një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore në të gjitha repartet. Sipas të dhënave zyrtare, janë realizuar:
- 453 vizita specialistike
- 42 pranime të reja
- 174 pacientë të shtrirë aktualisht
- 3,832 analiza laboratorike për 353 pacientë
- 15 operacione të kryera
- 48 dializa
- 80 rëntgen, 37 ultrazëra dhe 20 skanime me CT
- 8 ekokardiografi, 5 ergometri, 1 gastroskopi dhe 5 kolonoskopi
- 38 shërbime fiziatrike
Spitali i Përgjithshëm i Pejës vazhdon të ofrojë shërbime mjekësore 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, duke qenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.












