Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Oda e Farmacistëve të Kosovës Akrediton Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore 2025

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka dhënë akreditimin zyrtar për Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore 2025, e organizuar nga Qendra Kosovare për Hulumtim, Trajnim dhe Zhvillim të Politikave Sociale dhe Shëndetësore (QKHTZPSH). Konferenca do të mbahet më 19–20 shtator 2025, në ambientet e Hotel Sirius, Prishtinë, si dhe do të jetë e qasshme edhe online për pjesëmarrësit nga rajoni.

Këtë vit, tema qendrore e konferencës është:
“Zhvillimi i vazhdueshëm profesional: standardet, sfidat dhe mundësitë”, duke synuar të nxisë diskutim të thelluar mbi rëndësinë e përditësimit të njohurive dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale në sektorin shëndetësor.

Akreditimi nga OFK për këtë ngjarje është si vijon:
– 10 pikë – për pjesëmarrësit aktivë
– 8 pikë – për pjesëmarrësit pasivë
– 3 pikë – për pjesëmarrjen online

Konferenca është e hapur për të gjithë profesionistët shëndetësorë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, dhe do të ofrojë mundësi për rrjetëzim profesional, shkëmbim përvojash, si dhe prezantime të hulumtimeve dhe praktikave më të mira nga fusha të ndryshme mjekësore.

📞 Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes, kontaktoni në:
📱 045 254 364
📧 trajnimeshendetesore@gmail.com

Youtube

Arkiva

Kategoritë