Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës vazhdon të ofrojë shërbime të rëndësishme dhe të domosdoshme për qytetarët e rajonit. Gjatë periudhës janar–qershor 2025, në ambulancat specialistike të spitalit janë realizuar 109473 sherbime ambulantore, në kuadër të vizitave të rregullta dhe kontrolleve mjekësore.
Ky tregues reflekton qartë rritjen e kërkesës për kujdes specialistik dhe përkushtimin e vazhdueshëm të stafit tonë profesional për të garantuar shërbime cilësore dhe të pandërprera për qytetarët tanë.
Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve dhe përmbushjes së nevojave shëndetësore të popullatës.











