Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Gjilanit janë realizuar gjithsej 629 lindje. Nga këto, 268 janë kryer me operacion (seksion cezarian), ndërsa pjesa tjetër në mënyrë natyrale.

Ndër rastet e trajtuara përfshihen edhe pesë lindje binjakësh, çka reflekton kompleksitetin dhe kujdesin e veçantë të ofruar në këtë repart.

Përveç lindjeve, në të njëjtën periudhë janë kryer gjithsej 4947 vizita specialistike, duke dëshmuar volumin dhe rëndësinë e këtij shërbimi për gratë dhe vajzat që kanë nevojë për kujdes të specializuar shëndetësor.

Stafi i Repartit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin e Gjilanit mbetet i përkushtuar në ofrimin e një shërbimi cilësor, dhe i vetëdijshëm për nevojën e përmirësimit të vazhdueshëm. Prandaj, përpjekjet për avancimin e kujdesit ndaj pacienteve do të vazhdojnë pandërprerë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë