Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top

Ka filluar procedura për renovimin e Emergjencës me mbështetjen e IHS!

Sot, në ambientet e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, është mbajtur një takim informativ me kompanitë që kanë konkurruar për projektin e renovimit të Emergjencës.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e kompanive ndërtimore u informuan në detaje për specifikat teknike të projektit dhe patën mundësinë të parashtrojnë pyetje lidhur me kërkesat dhe procedurat e zbatimit.

Ky projekt po realizohet me financimin dhe përkrahjen e partnerit tonë IHS (Integrated Health Services), me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe cilësisë së shërbimeve emergjente për qytetarët tanë.

Ky takim synon të sigurojë transparencë dhe mirëkuptim të plotë të detyrave të projektit, në mënyrë që renovimi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta profesionale dhe nevojat e pacientëve tanë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë