Të dielën që shkoi, në emisionin “Familja Jonë” u trajtuan disa tema të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien tuaj.
Në pjesën e parë të emisionit u fol për alergjinë nga dielli me alergologen Dr. Leonora Hana Lleshi, e cila shpjegoi simptomat, mënyrat e trajtimit dhe si të parandalojmë këtë gjendje gjatë muajve të nxehtë.
Në pjesën e dytë, Dr. Halil Krasniqi dha këshilla rreth jetëgjatësisë dhe jetës së shëndetshme, duke theksuar rëndësinë e stilit të jetesës.
Në bllokun e tretë, me Dr. Nora Goga Demolli, stomatologe dhe specialiste e ortodoncisë, u diskutua për higjienën orale dhe rëndësinë e kujdesit të përditshëm ndaj dhëmbëve.
Ndërsa në bllokun e të ushqyerit shëndetshëm, nutricionistja Albulena Shabani Ilazi solli një recetë të shijshme dhe të lehtë për verë: speca me krem djathi dhe bukë integrale.
Emisioni u transmetua të dielën në ora 16:00 në Kanal 10.












