Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Dr. Bahrije Halili Gjocaj emërohet në pozitën e UD Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut

Është emëruar në pozitën e UD Drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut Dr. Bahrije Halili Gjocaj.

Dr. Halili Gjocaj është profesioniste e shquar në fushën e mjekësisë, me përvojë të gjatë në shëndetësi dhe përkushtim të vazhdueshëm në avancimin e shërbimeve të sistemit transfuzional në vendin tonë. Emërimi i saj vjen në një periudhë të rëndësishme për QKKTGJ, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe organizative për të garantuar siguri dhe cilësi në furnizimin me gjak për të gjithë qytetarët.

Në këtë rast, i urojmë mirëseardhje në detyrën e re dhe i dëshirojmë shumë suksese në përmbushjen e misionit human e profesional që bart kjo pozitë.

Urime drejtoreshë, suksese në rrugëtimin e ri — na priftë e mbara!

Youtube

Arkiva

Kategoritë