Die, Qer 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Ndahet nga jeta të Dr. Rubik Kryeziut

Oda e Stomatologëve të Kosovës (OSK) ka njoftuar ndarjen nga jeta të Dr. Rubik Kryeziut, specialist i protetikës stomatologjike nga Gjakova.

OSK njoftoi në faqen e tyre zyrtare se Dr. Rubik Kryeziu u nda nga jeta më 8 qershor 2025, në moshën 67-vjeçare.

Dr. Kryeziu ishte një nga figurat më të respektuara të profesionit, me një karrierë mbi tridekadëshe në shërbim të pacientëve dhe zhvillimit të fushës së protetikës në vend. Ai u dallua për përkushtimin, profesionalizmin dhe ndihmesën që dha në edukimin e brezave të rinj të stomatologëve.

Në emër të gjithë anëtarëve të saj, OSK ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjen, kolegët dhe të gjithë komunitetin stomatologjik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë