Sipas raportit ditor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë realizuar gjithsej 18 operacione të suksesshme. Po ashtu, 489 vizita janë kryer nga specialistë, ndërsa 33 pacientë të rinj janë pranuar për trajtim spitalor.
Aktualisht, në spital janë duke u trajtuar 182 pacientë, të cilët janë nën kujdes të vazhdueshëm. Në laborator janë kryer 2,943 analiza për 262 pacientë, duke siguruar diagnostikim të saktë dhe të shpejtë.
Në repartin e maternitetit, janë shënuar katër (4) lindje: tre (3) djem dhe një (1) vajzë. Ndërkohë, për pacientët me sëmundje kronike, janë ofruar 35 seanca dialize.
Për diagnostikimin imazherik, janë realizuar 182 ekzaminime, përfshirë 119 Rëntgen, 32 ultrazëra, 19 skanime CT dhe 12 mamografi. Ndërkohë, për ata që kanë nevojë për rikuperim, janë ofruar 50 trajtime fiziatrike, duke ndihmuar pacientët të rifitojnë shëndetin e tyre.
“Ne punojmë pa ndalesë – 24/7/365 për shëndetin tuaj. Faleminderit për besimin që na jepni çdo ditë!”, thuhet në përfundim të njoftimit nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës.












