Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Royal Imaging Center – Teknologjia më e Avancuar për Diagnostikë të Saktë në Zemër të Kosovës

Royal Imaging Center, themeluar në prill 2019, është një qendër diagnostike e specializuar në sëmundjet ortopedike dhe neurokirurgjike, e mbështetur nga përkrahja e BE-së dhe EBRD-së për zhvillim të shërbimeve mjekësore përmes granteve dhe kredi të dedikuara.

Kjo qender është e pajisur me aparaturën më moderne në fushën e imazheve diagnostike: rezonancë magnetike (MRI), tomografi të kompjuterizuar (CT), ultrasonografi, dhe densitometri (DEXA).

Shërbimet kryesore

  • Rezonancë Magnetike (MRI)
    Kryhen ekzaminime MRI për të gjitha organet dhe sistemet, me apo pa paramagneticë (kontrast), duke ndjekur protokollet ndërkombëtare.
  • Tomografi e Kompjuterizuar (CT)
    CT përdor rreze X dhe teknologji kompjuterike për pamje të detajuara të organeve, kockave dhe indeve të buta. Qendra ofron edhe softuerë të avancuar për reduktim artefaktesh (IMAR) dhe dual energy, kjo është e vetmja në Kosovë me këtë teknologji moderne .
  • Ultrasonografi Diagnostike
    Përdoret për ekzaminime të gjirit, tiroides, abdomenit dhe indeve të ndryshme, duke ofruar rezultate në kohë reale dhe mbikëqyrje specialistësh të fushës.
  • DEXA (Densitometria e Kockave)
    Një metodë e thjeshtë, e shpejtë dhe jo-invazive për matjen e dendësisë minerale të kockave. Përdoret për diagnostikim të osteopenisë dhe osteoporozës, dhe për parashikim të rrezikut të frakturave vertebrale.

Stafi Profesional

Qendra mbështetet nga ekip i mjekëve radiologë me eksperiencë evropiane, të cilët garantojnë interpretim të saktë dhe trajtim sipas protokolleve ndërkombëtare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë