Mër, Qer 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Spitali i Përgjithshëm në Pejë: 14 operacione të suksesshme dhe mbi 3 mijë analiza brenda 24 orëve

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka publikuar të dhënat për punën e realizuar gjatë 24 orëve të fundit, ku theksohet kryerja e 14 operacioneve të suksesshme.

Gjatë ditës së djeshme janë realizuar gjithsej 457 vizita specialistike dhe janë pranuar 35 pacientë të rinj, ndërkohë që 206 pacientë janë aktualisht të shtrirë në repartet e ndryshme të spitalit.

Në laboratorët e këtij institucioni janë kryer 3,323 analiza për 287 pacientë. Po ashtu, janë raportuar 3 lindje, përfshirë një lindje binjake, me gjithsej 4 foshnje të porsalindura – tre djem dhe një vajzë.

Në Qendrën e Dializës janë kryer 37 trajtime, ndërsa në shërbimet e imazherisë janë realizuar 87 rëntgenë, 38 ekzaminime me ultrazë dhe 22 skanime me CT. Ndërkohë, janë ofruar edhe 43 shërbime fiziatrike për pacientët në nevojë për rehabilitim.

Këto të dhëna dëshmojnë për një angazhim intensiv dhe efikas të stafit mjekësor në ofrimin e kujdesit shëndetësor për qytetarët.

Youtube

Arkiva

Kategoritë