Shëndeti oral është tregues kryesor për shëndetin e tërësishëm, mirëqënien dhe cilësinë e jetës.
Përfshin disa sëmundje dhe gjendje të cilat përfshijnë kariesin e dhëmbit, sëmundjen parodontale, humbjen e dhëmbëve, kancerin oral, manifestimet orale të infektimit me HIV, trauma oro-dentare dhe efektet e lindura, siç janë çarja e gojës dhe mishërave të dhëmbëve.
Sipas studimit të WHO nga viti 2017, vlerësohet se sëmundjet orale godasin 3,5 miliard njerëz në të gjithën botën.
Sipas agjencisë ndërkombëtare për hulumtimin e kancerit, kanceri në gojë dhe zgavrën e gojës është ndër 15 llojet më të shpeshta të kancerit në botë, me thuajse 180.000 raste të vdekjeve çdo vit.
Shumica e sëmundjeve dhe gjendjeve orale përfshijnë edhe faktorë të modifikuar të rrezikut në sëmundjet udhëheqëse jongjitëse (sëmundje kardiovaskulare, kancer, sëmundje kronike respiratore dhe diabet).
Këto faktorë të rrezikut përfshijnë përdorimin e duhanit, konsumin e alkoholit dhe ushqimin jo të shëndetshëm të pasur me sheqer.
Ekziston një lidhje e dëshmuar ndërmjet shëndetit oral dhe të përgjithshëm. Është regjistruar se diabeti lidhet me zhvillimin dhe progresin e sëmundjeve parodontale. Krahas kësaj, ekziston lidhja shkak-pasojë ndërmjet konsumit të madh të sheqerit dhe diabetit, trashësisë dhe kariesit të dhëmbit.
Prandaj rekomandojmë kontrolla të rregullta me të cilat ju do të mirëmbani shëndetin tuaj oral dhe të përgjithshëm në kondicion të shkëlqyer.












