Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top

Diplomon Dr. Mentor Spahiu si subspecialisti i parë në Kosovë dhe Ballkan.

Këtë e ka bërë të ditur Dr. Luljeta Hetemi përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

“Kam nderin dhe privilegjin, si drejtuese profesionale e Pinea Medical Center, të ndaj me ju diplomimin e Dr. Mentor Spahiut si subspecialisti i parë në Kosovë dhe rajon në andrologji klinike, nga Akademia Europiane e Andrologjisë!

Dr. Spahiu është specialist i Mjekësisë Interne, subspecialist i Endokrinologjisë dhe tashmë edhe subspecialist i Andrologjisë Klinike, i vetmi i tillë në Kosovë dhe Ballkan!

Kam kënaqësinë të bashkëpunoj me Dr. Spahiun në Poliklinikën dhe Laboratorin Pinea, duke zgjidhur tashmë të gjitha problemet e infertilitetit mashkullor me një profesionalizëm të niveleve europiane—qoftë në pjesën klinike andrologjike me Dr. Spahiun, qoftë në pjesën laboratorike të andrologjisë me sperm DNA fragmentim, si biokimistja e vetme e certifikuar për validim mjekësor. Po ashtu, edhe stafi teknik është i certifikuar nga Microptik!

Të dashur pacientë, Pinea është ideuar dhe projektuar tërësisht me një qasje të mjekësisë laboratorike gjermane, duke krijuar ekipe speciale në mjekësinë e personalizuar, në: diagnozën etiologjike, diagnozën diferenciale, trajtimin dhe mjekësinë laboratorike, të niveleve inovative dhe shkencore. Për herë të parë në Kosovë dhe Ballkan, diagnostikimi në Biokiminë Klinike & Mjekësore bëhet në nivel RT/PCR!

Puna ekipore bën diferencën!

Suksese, Dr. Mentor Spahiu, në rrugëtimin e andrologjisë klinike në Pinea Medical Center!

Me respekt,

Dr. Luljeta Hetemi

Specialiste e Biokimisë Klinike & Mjekësore dhe hulumtuese shkencore e çertifikuar!”

Youtube

Arkiva

Kategoritë