Zemërimi, është një emocion normal që e përjeton secili njeri. Por nëse një person nuk mund ta kontrollojë zemërimin, kjo mund të paraqes problem në përditshmërinë e tij dhe në raportet që ka me njerëzit e tjerë.
Niveli i larë i zemërimit, mund të ndikojë në gjithë shëndetin e atij personi. Sipas Asociacionit Amerikan të Psikologëve, zemërimi tek të rriturit është i lidhur me inflamacion. Kjo gjë, mund të shkaktojë sëmundje kronike.
Hulumtimet tregojnë që gratë kanë më shumë tendencë të zemërohen, se burrat.
Janë disa arsye pse një person ndihet i zemëruar e ato janë: Kur sulmohet ose kërcënohet, kur ndjehen që është mashtruar, kur ndjen që është pashpresë si dhe kur ndihet që është trajtuar padrejtësisht.
Shenjat e zemërimit mund të variojnë nga një person në tjetrin. Zemërimi mund të ndikojë në mendje dhe në trup në mënyra të ndryshme.
Efektet që një person i zemëruar i ndjen në trup janë: rritja e ritmit të zemrës, ndjenja e nxehtësisë, djerësitja, shtrëngim në gjoks, mpirje e nofullës dhe dhëmbëve, muskuj të tendosur etj.
Kurse efektet që ndjen personi në tërësi janë: ankthi, nervozizmi, ndjenja e fajësisë, depresioni etj. /Familja Jone