Spitali i Përgjithshëm në Prizren ka njoftuar se viti 2024 ka qenë i jashtëzakonshëm për këtë duke ofruar shërbime të rëndësishme për banorët e rajonit.
Hapja e tri shërbimeve të reja në këtë spital kanë qenë sukses i veqantë në vitin 2024 që kanë ndihmuar në përmisimin e trajtimit të pacinetëve.
Spitali ka hapur shërbimin e MRI-së në shkurt të vitit paraprak i cili ka mundësuar një diagnozë më të saktë për pacienët që kërkojnë trajtime të avancuara.Tutje është aktivizuar dhe laboratori i kardiologjisë invazive dhe kirurgjia maksillofaciale.
Përgjatë vitit 2024 në këtë spital janë hospitalizuar 19 mijë e 274 pacientë të cilët kanë qëndruar në spital për 66 mijë e 790 ditë shërimi, gjithashtu janë realizuar 4 mijë e 719 operacione.












