Këtë të mërkurë (10 shtator) në Hotel Emerald – Prishtinë, do të mbahet një prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e mjekësisë në Kosovë:
“Modern Methods of Patient Treatment” , organizuar nga Spitali Acibadem Sistina, Shkup.
Ky event do të bashkojë emra të njohur ndërkombëtarë të mjekësisë nga Acibadem Sistina me profesionistë vendas, duke sjellë risitë dhe qasjet më të avancuara në trajtimin e pacientëve në fusha si:
- Kardiologji
- Pulmologji
- Urologji
- Neurokirurgji
- Kirurgji pediatrike & onkologjike
- Radiologji intervenuese
- Dermatologji
- Kirurgji plastike dhe estetike
Në mesin e kontribuesve kryesorë të kësaj ngjarjeje do të jetë Imperium Medical Clinic, e cila prej kohësh njihet për rolin e saj në avancimin e shërbimeve shëndetësore në vend për pacientët.
Bashkimi i specialistëve eminentë ndërkombëtarë me profesionistët e shëndetësisë nga Kosova e shndërron këtë ngjarje në një platformë gjithëpërfshirëse për shkëmbim përvojash dhe prezantim të inovacioneve.
Kjo është një mundësi unike për mjekët dhe profesionistët shëndetësorë të njihen nga afër me trendet më të fundit dhe qasjet moderne në trajtimin e pacientëve.
AGJENDA E PLOTË:














