Në kuadër të Memorandum bashkëpunimit në mes të Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve në Slloveni dhe Spitalit të Përgjithshëm të Prizenit është mbajtur trajnim me temën Kardiologji intervente për kardiologët e SP Prizren.
Ky trajnim 3 ditor është mbajtur në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe është udhëhequr nga Dr. Dragan Kovačić, Specialist i Kardiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Celie, si dhe dy infermiere që poashtu vijnë nga Spitali i Përgjithshëm në Celie.
Oda e Mjekëve të Kosovës organizon trajnime për anëtarët e saj me qëllim të ngritjeve të kapaciteteve profesionale.
Trajnimi Kardiologjia Intervente është rezultat i zbatimit të aktiviteteve të Marrëveshjes së Delegimit për Fonde dhe Zbatim (MDZF) ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës dhe LuxDev.













