Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
FSShK-ja pritet t’i largojë nga puna 6 zyrtarë ligjor, Fazliu – Bajraktari e quan “padrejtësi”

Lirie Fazliu – Bajraktari, e cila njoftoi që gjatë javës dha dorëheqje nga pozita e përfaqësueses Regjionale të Mitrovicës, thotë se 6 zyrtarët ligjor pritet të largohen nga puna. Ajo kështu u shpreh pasi Federata Sindikale e Shëndetësisë, ka paralajmëruar “ristrukturim” të stafit.

Fazliu – Bajraktari vlerëson se largimi i tyre është i padrejtë, ndërsa përmend rolin që sipas saj ka kjo Sindikatë për punëtorët shëndetësor.

Kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri, fillimisht ka mohuar largimin e tyre, e më pastaj thekson se kjo do të bëhet për riorganizim të stafit.

“Jo nuk është e vërtetë kjo nuk e kemi qitë askënd prej pune. Ende nuk ka diçka zyrtarë janë veç bisedime që janë duke u bërë. Me riorganizim të punës e kemi bërë një ndryshim të rregullores, ristrukturim të punës, me siguri që po, por ende nuk është zyrtare”, ka thënë Imeri përmes telefonit për Ekonomia Online, përcjell Klankosova.tv.

Fazliu-Bajraktari ka thënë se zyrtarët për kundër faktit që kanë kryer të gjitha punët nëpër regjione, “janë larguar padrejtësisht”.

“Sot dua të shpreh shqetësimet e mia që i kam pasur që sa kohë, në mbledhjen që e kemi pasur paraprakisht dhe e lëshova mbledhjen sepse largohen gjashtë zyrtarë ligjor nga e gjithë Kosova të cilët kanë kryer të gjitha punët zyrtarëve nëpër regjione. Ne si Sindikatë e Shëndetësisë jemi për t’i mbrojtur të drejtat e punëtorëve e jo për t’i larguar punëtorët nga puna. Andaj shprehi shqetësimin tim dhe kam dhënë dorëheqje si përfaqësuese regjionale dhe si kryetare e sindikatës sepse që sa vite punoj, ne jemi për të drejtat e punëtorëve e jo më i largu punëtorët”, ka deklaruar Fazliu-Bajraktari.

Ajo kërkoi që të mbrohen të drejtat e secilit punëtor, pa marrë parasysh a janë shëndetësor apo jo.

“Kërkesa ime është me u vetëdijesuar popullata dhe me i mbrojtur të drejtat e secilit punëtor, nëse ne e duam një kësi sindikate duhet të jetë e përfilltë për të gjithë punëtorët shëndetësor, pa marrë parasysh se a janë shëndetësor apo jo. Unë do të pres reagime sepse edhe ata janë njerëz dhe mbajnë familje me një rrogë edhe më ka prekur që kur ka punëtorë me vite të tëra që punojnë dhe kanë dhënë kontributin maksimal dhe në fund me u largu prej punës, kjo më prekur shumë”, ka thënë Fazliu-Bajraktari.

Youtube

Arkiva

Kategoritë