Alergjitë janë shumë të shpeshta. Janë teste të veçanta, që identifikojnë arsyen se në çfarë është alergjik një person.
Por, përpara e të zhvilloni një alergji është mirë të kujdeseni për këto gjëra:
Tavolinën e punës
Meqë më së shumti kohë harxhojmë në vendin e punës, është e rëndësishme që tavolina të jetë e pastër. Gjithmonë pastroni vendin ku punoni, dhe largoni gjërat që mund të thithin pluhur.
Patroni çarçafët
Është e rëndësishme që mbulesat ku flini të pastrohen me rregull dhe në një temperaturë më të lartë, kjo pasi mikrobet vritet në ujë të nxehtë.
Zgjidhni ushqimin që konsumoni
Në mënyrë që të mos zhvilloni alergji dhe të jeni në përgjithësi të shëndetshëm, është mirë të kujdeseni për atë që hani. Tentoni që t’i mënjanoni ushqimet që shkaktojnë alergji.
Zgjidhni rrobat e duhura
Materialet sintetike, mund të shkaktojnë irritime në lëkurë, për këtë arsye rekomandohet që të vishni rroba me materiale më të buta.
Kujdes me grim
Produktet e grimit, duhet zgjedhur me kujdes të veçantë. /Familja Jone