Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Me moton “Vepro! Me zemër për zemër!, shënohet Dita Botërore e Zemrës

Me moton “Vepro! Me zemër për zemër!”, Kosova i bashkohet vendeve të tjera në këtë 29 Shtator për të shënuar Ditën Botërore të Zemrës. Kjo ditë ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe edukimin e popullatës mbi faktorët që kontribuojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe për rëndësinë e masave parandaluese që mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten shkaku kryesor i vdekjeve në mbarë botën, me rreth 20.5 milion jetë të humbura çdo vit, duke përfaqësuar rreth 1/3 e vdekjeve globale dhe 85% e këtyre vdekjeve shkaktohen nga ataku dhe goditja në zemër.

Ndonëse janë të parandalueshme, ato prekin një gamë të gjerë moshash dhe grupesh sociale. Me ndryshime të vogla në stilin e jetesës, përfshirë ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe menaxhimin e stresit, ne mund të mbrojmë zemrën dhe të parandalojmë këto sëmundje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë