Oda e Mjekëve sot nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë Dr. Vlora Ukimeraj,
Dr. Vlora Ukimeraj përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme, në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Ndërsa në vitin 2012 kreu provimin specialistik dhe fitoi titullin e mjekut specialist nga lëmia e Neonatologjisë.
Dr. Ukimeraj u shërbeu për vite më rradhë fëmijëve të qytetit të Prizrenit.
Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.