Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është disfunksioni erektil dhe si trajtohet – Këshilla nga Dr. Mentor Spahiu

Disfunksioni erektil (impotenca) është pamundësia e mbajtjes së ereksionit adekuat për të pasur performancë të kënaqshme seksuale.

Ky çrregullim prekë afër 150 milionë meshkuj çdo vit, mendohet se deri në vitin 2025, 320 milionë meshkuj do të vuajnë nga ky çrregullim.

Shkaktarët më të shpeshtë të DE ndahen në 5 kategori:

  1. Vaskulare: që është forma më e shpeshtë e DE dhe lidhet me shëndetin kardiovaskular
  2. Neurogjene: përbën rreth 19% të DE dhe lidhet me sëmundje neurologjike ose dëmtim fizik të nervave si gjatë operacioneve në pelvik ashtu edhe nga traumat në pelvik
  3. Endokrine: ku përfshihen sëmundjet e gjëndrës tiroide
  4. Mediamentoze: klasët me të shpeshta që shkaktojnë DE janë β-bllokatorët dhe medikamentet psikiatrike
  5. Psikogjene: luan rol deri diku në të gjitha rastet e DE

Së fundi shumë sëmundje që janë shkaktare të DE mund të kenë më shumë se një kategori të shkaktarëve si p.sh. diabeti ka efekt edhe vaskular edhe neurogjen në zhvillim të DE.

Disfunksioni erektil është shenjë e keqe e shëndetit kardiovaskular.

Evaluimi i pacientit me DE bëhet duke marrë anamnezë të detajuar përfshirë edhe atë seksuale sidomos lidhur me shkallën e rigjiditetit të arritur, prezencën e ereksioneve gjatë natës ose herët në mëngjes, aftësia e të pasurit marrëdhënie, mastrubim dhe prezenca e deformiteteve në penis.

Mund të përdoren pyetësorët si Erection Hardness Score (EHS) si mjet të evaluimit të shkallës së DE.

Disfunksioni erektil është i zakonshëm, veçanërisht kur arrihet një moshë. Kjo mund të jetë situatë e sikletshme si dhe të ulë vetëbesimin. Disfunksioni erektil mund të jetë mënyra e trupit tuaj për t’ju thënë se diçka nuk është në rregull. Është e rëndësishme të keni një bisedë të hapur me mjekun tuaj rreth kësaj çështje dhe se si ajo ndikon në cilësinë e jetës tuaj.

Si trajtohet disfunksioni erektil?

Trajtimi i disfunksionit erektil duhet të përfshijë ndryshim në stilin e jetesës, si aktivitet i shtuar fizik dhe regjimi i shëndetshëm në ushqim, lënia e tymosjes së duhanit dhe konsumimit të alkoolit.

Përveç kësaj duhet të bëhet edhe trajtimi mjekësor ku përfshihet trajtimi psikologjik.

Në raste të caktuara, mund të jetë e nevojshme të ndryshohen medikamentet që pacienti merr për sëmundje të tjera si p.sh. ato për hipertension arterial, depresion, etj. në mënyrë që të zvogëlohet ndikimi i tyre në këtë gjendje.

Përpos terapisë medikamentoze mund të bëhet edhe trajtimi kirurgjik në funksion të përmirësimit të qarkullimit të gjakut në penis ose e dyta për vendosje të protezës që është pajisje.

Trajtimet në ardhje janë trajtimi me Arginine/ Citruline, botoxi dhe PRP.

Youtube

Arkiva

Kategoritë