Një ditë pas vërshimeve të së dielës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka takuar institucionet e sigurisë, me ç’rast është duke u bërë edhe vlerësimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Dëmi llogaritet të jetë i madh, ndërsa Kryeqyteti ka premtuar ndihmë për të prekurit.
Në një konferencë për media të hënën, Rama tha se situata është e menaxhueshme, teksa fajtor i bëri destinimin e gabuar të pusetave.
“Patëm një takim të koordinuar me Policinë, Ujësjellësin dhe zjarrfikësit dhe disa kompani të tjera private që janë përgjegjës për menaxhimin e rrugëve. Patëm diskutim për një strategji të re ideja është që të jemi më koherent rreth qasjes të këtyre problematikave, po mundohemi t’i ndalojmë në mundësinë tonë si administratë e Kryeqytetit”, tha Rama, teksa bëri edhe një apel tek bizneset që t’i lirojnë më herët punëtorët e tyre.