Gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të bëjnë një mamografi çdo dy vjet duke filluar nga mosha 40 vjeç, njoftoi të martën Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA (USPSTF).
Rekomandimi me ndikim i USPSTF përmbys udhëzimet e tij të diskutueshme të vitit 2009, të cilat thanë se ekzaminimi i kancerit të gjirit duhet të fillojë në moshën 50-vjeçare.
Udhëzimet e përditësuara të kësaj task force janë në përputhje me organizatat e tjera kryesore që thonë se ekzaminimi për gratë me rrezik mesatar të kancerit të gjirit duhet të fillojë në moshën 40-vjeçare. Këto organizata përfshijnë Shoqatën Amerikane të Kancerit, Kolegjin Amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve dhe Rrjetin Kombëtar Gjithëpërfshirës të Kancerit.
Një përditësim i USPSTF i vitit 2016 deklaroi se gratë mund të fillonin ekzaminimin në moshën 40 vjeçare nëse ato dhe mjekët e tyre dëshironin, por ai përditësim rezultoi në “konfuzion të gjerë midis mjekëve dhe pacientëve,” tha mjekja Evita Singh, nga Instituti i Kancerit Karmanos në Detroit, shkruan Index.hr.
Duke ulur moshën e ekzaminimit dyvjeçar në 40 vjeç, USPSTF pranon provat se më shumë gra nën moshën 50 vjeç tani janë duke u diagnostikuar me kancer gjiri.