Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kryhen 2 rastet e para me laparaskop në kirurgjipediatrike

Në Klinikën e Kirurgjisë Pediatrike,  u realizuan  dy intervenimet e para  me kirurgji minimale invazive me laparaksop.

Rasti iparë ka qenë një 13 vjeçar , i cili ishte i diagnostikuar si varicocele e testitit(zgjerim i venave të testitit) të anës së majtë.Intervenimiu krye me sukses dhe pacienti është liruar në shtëpi në gjendje të mirë, pas vetëmnjë ditë qëndrimi në spital. 

Rasti idytë një pacient i moshës 10 vjeç, i diagnostikuar si cholelithiasis ( gurë në fshikëzëne tëmthit). Pacienti është liruar pas dy ditë qëndrimi nëspital, në gjendje  tëmirë shëndetësore.Kjo metodëe operimeve ka shumë përparësi në raport me operacionet kirurgjike klasike  sepse është me invazion minimal . 

Pacientët e  operuar,pas operacionit  e marrin veten shumë më shpejt,i kthehen aktiviteteve normale të jetës, kurse ulet  shkalla e invaliditetit dhe kostoja e hospitalizimit.

Stafi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Pediatrike, përfshirë kirurgët pediatrik,anesteziologët dhe stafin e mesëm shëndetësor do  të vazhdojnë  të kryejnë operacione me metoda të tilla minimale invazive.


Youtube

Arkiva

Kategoritë