Instituti i Anatomisë Patologjike ka kryer mbi 12 mijë biopsi në vitin 2023, por anëtarë të Bordit e kanë kritikuar për vonesat e rezultateve dhe numrin e vogël të biopsive që lexohen nga patologët brenda një dite.
Drejtoresha e Institutit të Anatomisë Patologjike në QKUK Merita Hashani-Bacaj ka raportuar sot në Bordin Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar, shkruan Gazeta Shneta.
Hashani-Bacaj ka thënë se nuk kanë listë të pritjes për shërbimet që kryhen në këtë institucion. Sipas saj hyrja në punë e materialit të biopsive mund të vonohet për disa ditë, por më pas rezultatet nuk vonohen, shkruan Gazeta Shneta.
Por kështu nuk po mendon edhe anëtarja e Boridt Tetore Olloni. Ajo ka thënë se pacientët presin deri në 4 javë për të marr rezultatin.
“Ju po thoni se nuk keni listë të pritjes por realisht keni listë sepse pacientët presin deri në 4 javë për rezultate. Ne si Bord bëjmë luftë që t’i ulim këto lista të pritjes sepse është ankth i madh për pacientët sepse deri në momentin e rezultati nuk e kanë marr shërbimin. Ju keni raportuar 12 mijë biopsi që i bie se patologët lexojnë 3.5 biopsi në ditë, dhe nëse pacientët i lëmë të presin deri në 4 javë, atëherë kjo nuk është në rregull”, ka deklaruar Olloni.
Hashani-Bacaj ka thënë se jo të gjitha mostrat e kanë lehtësinë e njëjtë të leximit, disa mund të përfundojënë më shpejt e në disa të tjera mund të kërkohet një panel i dytë.
Në anën tjetër gjatë vitit të kaluar në këtë institucion janë kryer këto shërbime si më poshtë.