Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Cila është fokusi kryesor i doktorëve, pacientët apo përfitimet? – tregon Kodra

Të dielën e shkuar, emisioni Familja Jonë ka diskutuar rreth të drejtave të pacientit karshi stafit shëndetësor. I ftuar për diskutim ishte z. Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Kosovës.

Gjatë kësaj bisede, aspekte të ndryshme që përfshijnë të drejtat themelore të pacientëve janë përmendur.

Sidoqoftë, gjatë bisedës është përmendur gjithashtu edhe fokusi kryesor i doktorëve se cila duhet zgjedhur mes pacientit dhe përfitimeve.

Ai ka thënë se ‘Nëse referencat e një mjeku janë se sa fiton në fund të muajit, padyshim nuk do arrijmë kujdesin shendetësor më të mirë’.

‘Nëse profesionisti shëndetësor nuk do e kishte këtë hall dhe do fokusohej vetëm në profesionalizëm, unë mendoj se gjerat do fillonin të rregulloheshin ndryshe. Fakti që kemi invazion të profesionistëve shëndetësorë për të punuar në sektorini privat dhe për ta ndikuar atë publik duke rekrutuar pacientë nga aty, nuk mendoj se kemi të bëjmë shumë me vlera të kujdesit shëndetësor aty’, shtoi ai ndër të tjera.

Në anën tjetër, ai gjithashtu tha se pagat mbesin ndër ankesat e përmendura nga stafi shëndetësorë pasiqë në sektorin privat paguhen më shumë sesa në atë publik.

Sidoqoftë, ankesat kryesore mbesin kushtet e punës, profesionalizmi, menaxhimi si dhe konkurenca jolojale brenda këtij menaxhimi.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni bisedën e plotë në linkun:

Youtube

Arkiva

Kategoritë