Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të Humbni 5-8 Kilogram Në Vetëm Një Javë

Hapat e dietës: Si duhet të ndjeket dieta ‘General Motors’?

Hapi 1: Hani vetëm fruta në ditën e parë. Ju mund të hani çdo lloj frutash që dëshironi apo pëlqeni, përveç bananeve. Rekomandohet të konsumohet më shumë shalqi dhe pjepër.

Hapi 2: Hani vetëm perime në ditën e dytë. Hani shumë perime të freskëta dhe të papërpunuara ose pak të gatuara sipas zgjedhjes suaj. Ju duhet të hani derisa të ndjeheni të ngopur. Nuk ka kufizime për llojin dhe sasinë e perimeve që duhet të hani, megjithatë, është e rëndësishme që të konsumoni një shumëllojshmëri të perimeve. Ju gjithashtu duhet të shmangni përdorimin e vajit ose të kokosit kur gatuani perimet. Është mirë poashtu të hani një patate të madhe të zier për mëngjes.

Hapi 3: Hani përzierje të frutave dhe perimeve në ditën e tretë. Hani çfarëdo përzierje të frutave dhe perimeve sa të dëshironi. Mos hani banane dhe patate!

Hapi 4: Hani vetëm banane dhe qumësht në ditën e katërt. Në ditën e katërt, ju mund të hani banane sa të dëshironi. Në mënyrë ideale, konsumoni 8 banane dhe 3 gota qumësht. Ju mund të hani një tas me supë perimesh nëse ju ndjeni nevojën për ta bërë këtë.

Hapi 5: Bëni një gosti në ditën e pestë. Hani 1 filxhan oriz të gatuar dhe 6 domate të plota. Pini 12 gota ujë për të hequr qafe acidin urinik të tepërt që trupi juaj prodhon në këtë fazë.

Hapi 6. Hani vetëm perime dhe oriz në ditën e gjashtë. Hani 1 tas oriz të gatuar si dhe të gjitha perimet që dëshironi.

Hapi 7: Konsumoni më shumë perime në ditën e shtatë. Hani 1 tas oriz të gatuar, pini lëng frutash dhe konsumoni të gjitha perimet që dëshironi.

Hapi 8: Peshohuni. Në ditën e tetë, peshoni veten. Duhet të keni 5-8 kilogram më pak se sa 1 javë më parë. Në rast se doni të humbni më shumë peshë, përsëritni programin sa herë që dëshironi!

Sidoqoftë, duhet të pushoni për 3 ditë para çdo përsëritjeje për të eliminuar efektet anësore dhe për të rritur efektivitetin.

Këshilla për dietën ‘GM’

Është e rëndësishme që të konsumoni shumë ujë në mënyrë që dieta të funksionojë në mënyrë efektive. Gjithashtu, nëse ndjeheni i uritur gjatë gjithë kohës gjatë dietës, ekziston mundësi e lartë që nuk po e ndjekni saktë dietën.

Informacioni i mësipërm përmbledh çdo gjë që ju duhet të dini për dietën ‘GM’ nga përkufizimi deri te pyetja se a funksionon dieta, si të përgatitni dietën, si dhe hapat e dietës.

Studime të shumta kanë provuar se dieta është efektive në humbjen e shpejtë të peshës. Megjithëse, dieta ka disa efekte anësore, ato mund të menaxhohen duke ndjekur hapat e dietës, duke qëndruar të hidratuar dhe duke pushuar siç rekomandohet. Është gjithashtu e rëndësishme të plotësoni dietën me stërvitje për të shijuar rezultatet më të mira.

Youtube

Arkiva

Kategoritë